E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erzeni drejt Superiores, por me stadium të “ngelur në klasë”

Kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i sezonit të Kategorisë së Parë, skuadrat janë njohur pak a shumë me verdiktet. Bylis është zyrtarisht në Superiore, ndërkohë që Erzeni është shumë pranë ëndrrës së rikthimit në elitë pas shumë vitesh mungesë, por që telashet kanë filluar ende pa u mbyllur sezoni. Stadiumi “Tofik Jashari”,  ka probleme të mëdha dhe deri më tani impianti ka ngelur në klasë nga komisioni i licensimit.Veç kriterit, sportiv, financiar, administrativ dhe ligjor një ndër kriteret e rëndësishme sidomos për skuadrat që vijnë nga pas është ai infrastukturës.

Një nga kushtet e sigurisë që duhen plotësuar është mbyllja e pjesës hyrëse të stadiumit (pas porte). Në rast se Komisioni i Licensimit nuk jep dritën jeshile, atëherë drejtuesit e klubit shijakas  do të tentojnë të lidhin marrëveshje me drejtuesit e Teutës për të zhvilluar ndeshjet e tyre në stadiumin “Niko Dovana” ose në stadiumin e Rrogozhinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›