Rrjeta shqiptare, gati për finalet e sezonit

Skënderbeu – Tirana për femra dhe Tirana – Erzeni për meshkuj. Këto janë çiftet finaliste në luftën për titull kampion në volejboll për sezonin 2021-2022. Për meshkuj gjithçka nis më 21 prill. Ndeshja e dytë do të jetë më 24 prill, më pas 27 prill e nëse do të jetë e nevojshme për takimin e katërt e të pestë do të luhet më 30 prill dhe 3 maj. Për femra me shumë mundësi do të mund të nisë më 22 prill. Për të vijuar më pas më 25 prill, 28 prill dhe ndeshja e katërt apo e pestë, gjithnjë nëse do të duhet, do të jetë më 1 maj dhe 4 maj.
Për Skënderbeun është një rikthim në finalen për titullin kampion pas gati 36 vitesh, ndërsa për herë të fundit skuadra korçare ka qenë kampione në sezonin e largët 1985-1986. Kurse për Tiranën është rikthim në luftën për titull kampion pas nëntë vitesh, për herë të fundit më 2012-2013.
Tek meshkujt Tirana, e cila deri më tani ka luajtur tre finale me Erzenin, kjo në Kupën e Pavarësisë, Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe Kupën e Shqipërisë, të tria të fituara nga bardheblutë e Arben Sakos, kërkon titullin kampion pas 18 vitesh, për herë të fundit në sezonin 1993-1994.
Erzeni, që sezonin e kaluar ishte nënkampion i Shqipërisë, e kërkon një trofe të tillë pas katër vitesh, ndërs e ka merituar atë në fund të sezonit 2017-2018. Të dyja finalet për t’u shijuar, ndërsa volejbolli shqiptar vijon të japi emocione.