Esat Ademi zgjidhet president i KOKSH-it
Tiranë- Esat Ademi është zgjedhur president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ademi arriti të marrë 47 vota, kundrejt vetëm 7 votave të marra nga rivali i tij në këtë garë, Rezart Taçi. Tani pritet përgjigja e Komitet Olimpik Ndërkombëtar, nëse do t’i njohë këto zgjedhje apo jo.
Në asamblenë e KOKSH-it ishin pjesëmarrëse të gjitha federatat, përveç asaj të futbollit dhe çiklizmit. Gjithashtu, në asamble u miratua edhe statusi i KOKSH-it, i cili do t’i dërgohet për firmosje Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.