E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa sonte kthen sytë nga kryeqyteti italian

Romë - Ndeshja që tërheq vëmendjen kryesore të opinionit europian këtë fundjavë padyshim është ajo mes Romës dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A. Kryeqytetasit vijnë në këtë takim të rëndësishëm me plot 11 mungesa, përfshirë edhe kapitenin Toti. Spaleti duhet të bëjë një thurje të formacionit, pasi disa nga lojtarët që mungojnë janë pjese e formacionit të parë.

Roma ndodhet në vendin e 6-të me 46 pikë, ndërsa Juventusi është ndjekësi më i afërt i Interit, pasi në këto javë ka koleksionuar 59 pikë. Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të të dyja skuadrave.

Roma-Juventus (E shtunë, ora 20:30)

Roma (4-3-2-1): Doni; Panucci, Loria, Mexes, Riise; Filipe, Brighi, Tonetto; Baptista, Menez; Vucinic.

Në stol: Artur, Brosco, Malomo, Crescenzi, Stojan, D'Alessandro, Montella.

Trajner: Spalletti

Të padisponueshëm: Cicinho, Cassetti, Juan, Taddei, Aquilani, Perrotta, Totti, De Rossi (I skualifikuar, 1), Diamoutene (I skualifikuar, 1), Motta (I skualifikuar, 1), Pizarro (I skualifikuar, 1)

Juventus (4-4-2): Buffon, Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Giovinco, Poulsen, Tiago, Nedved; Iaquinta, Del Piero.

Në stol: Chimenti, Zebina, Knezevic, Ariaudo, Salihamidzic, Marchionni, Trezeguet.

Trajner: Ranieri.

Të padisponueshëm: Andrade, Zanetti, Camoranesi, De Ceglie, Sissoko, Manninger, Amauri, Ekdal, Legrottaglie, Marchisio

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›