E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi mendon Kasanon pasardhës të Nedvedit

Torino - Xhavani Xhili deklaron më në fund publikisht se skuadra e Juventusit është e interesuar për shërbimet e Antonio Kasanos. Në një intervistë për Tuttosport, shefi i Juventusit deklaron: “Kasano është një futbollist i madh, dhe ne jemi duke e menduar atë si zëvëndësuesin e Nedvedit, pasi ai shihet si më ideali. Për Kasanon na duhet të investojmë për ta sjellë në Torino”.

Juventusi, veç Kasanos, ditët e fundit është në kontakte edhe me futbollistin e Verder Bremenit, Diego, dhe atë të Valencias, David Silvën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›