Escobar: E pres Bashën në Uashington!

Zv.Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj kreut të PD Lulzim Basha. ën në Tiranë, teksa e falenderoi për mikpritjen e ngrohtë. “Isha i lumtur që pata mundësinë të takohem me opozitën. Ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO dhe integrimit si dhe luftën kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj, përfshirë edhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit përfshirë edhe sanksionet. Por për ta kthyer këtë realitet do të nënkuptojë dhe kërkojë një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres me kënaqësi që të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite. Gjithashtu pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD. Pres me kënaqësi që ta takoj Bashën në Uashington sa më shpejt që të ketë mundësi” tha zoti Eskobar.
Deklaratat e Zv.Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike vijnë në kulmin e përplasjes mes kreut të PD Basha dhe ish kreut Berisha, i cili po lufton të rikthehet në krye të partisë në një kuvend të jashtëzakonshëm. Pak muaj më parë zoti Berisha dhe familja e tij u shpallën të padëshiruar nga SHBA, ndërsa kreu i PD Basha kërkoi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD deri në përfundimin e hetimeve.
Ditë pas dite Zoti Berisha ka sulmuar ashpër zotin Basha si fatkeqësi e PD, madje duke thënë se ai mund të arrestohet nga drejtësia amerikane nëse shkel në SHBA. Por zyrtari i lartë amerikan tha se e pret kreun e PD sa më shpejt në Uashington.