Basha : Lufta kundër korrupsionit është më shumë në interes të Shqipërisë!

Kreu i PD Lulzim Basha duket se ka marrë mbështetjen e pritur pas takimit të tij me te dreguarin e SHBA për Ballkanin Gabriel Escobar të enjten.
“Është kënaqësi e veçantë të mirëpres përfaqësuesin e lartë amerikan. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA. Është më shumë interes i Shqipërisë. Ajo për të cilën PD është përpjekur më shumë në këto 8 vite. Ligji për SPAK dhe BKH të miratuara me iniciativën e PD. Te iniciativa jonë për vettingun në politikë” tha zoti Basha.
Ai përsëriti se PD ka qenë është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit. Prioritet i PD kanë qenë këto dhe është kënaqësi të shohim një rikthim të fuqishëm në Ballkan dhe Shqipëri tha kreu i PD.