E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet Vendore 2019, Balla: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk apelohet!

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjet vendore të 2019-ës, tha se askush nuk del dot mbi vendimin e saj dhe se ky vendim as nuk mund të apelohet. “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më. Vendimet e GJK janë në të njëjtin nivel me Kushtetutën vetë. Nëse GjK ka një konflikt për një çështje të caktuar, ajo bën interpretimin. Nuk ka më një shkallë tjetër që ta apelosh. Vendimet e saj vetëm zbatohen. Përtej këtyre vendimeve nuk ka më interpretim. Çdo përpjkekje për të mos i njohur, nuk i bën nder asnjë institucioni, kjo çështje ka marrë fund këtu. E kam thënë që ky vendim është i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve të 2019. Në 30 qershor ishte një vendim i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve. Pati një përpjekje që në fund të mandatit të organeve vendore tu hiqet e drejta qytetarëve të votohet. Çdo palë mori mësimet e veta. Ata që u përbetuan se nuk do kishte zgjedhje, morën të drejtën e qytetarëve për të votuar. Vendos populli shqiptar që të na sjellë në sallën e Kuvendit, dhe një ditë vendos për të mos ardhur këtu”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka njoftuar se dy ditët në vazhdim pritet të miratohet opinioni i Venecias lidhur me zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut.

Në lidhje me ngritjen e komisionit për çështjet zgjedhore, Balla deklaroi se është mbyllur pothuajse 95% e punës për përcaktimin e punës së komisionit.

Gjatë seancës parlamentare, deputetë e ministra kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të senatorit amerikan, Bob Dole, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›