Escobar për Kosovën: Duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se nëse Kosova dhe Serbia nuk e pranon planin e Bashkimit Europian për të qetësuar konfliktin mes tyre, mund të ketë një krizë edhe më të madhe.
Sipas Escobar, marrëveshja e arritur në Ohër mes Prishtinës dhe Beogradit, krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit europian.
“Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE-së për të qetësuar konfliktin, mund të ketë një krizë edhe më të madhe. Duhet të jem shumë i qartë, ky nuk është një proces evropian. Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi kësaj. Besoj se kjo marrëveshje krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit evropian. Ndërkohë u zhvilluan një sërë veprimesh destabilizuese. Kjo na shpërqendroi nga prezantimi i asaj marrëveshjeje. Ne duhet t’i kthehemi kësaj”, tha Escobar, në Dnevnik të HTV.
Ai u shpreh më tej se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak paraqitën tre hapat të thjeshtë që sipas tij do ndihmonte në qetësimin e situatës dhe në procesin për normalimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Josep Borrell dhe Miroslav Lajčák paraqitën tre hapa të thjeshtë. Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rrugët. Kryetarët e bashkive nuk duhet të zgjidhen me qëllim të largimit të vëmendjes.
– Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor për zbatimin serb të pjesës së saj dhe një draft statut të komuniteteve të komunave serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët”, theksoi ai.
/rtsh.al/