E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eshte biseduar per shkarkimin e Luan Hoxhes"

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, nuk ka mohuar kerkesat e bera per shkarkimin e Shefit te Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, duke pohuar se "keto biseda jane komunikime qe nuk mund te behen publike". "Por bashkepunimi midis ekzekutivit dhe institucionit te Presidentit ka nje mirekuptim per reformimin e ushtrise, aty ku u perzien kompetencat e Presidentit dhe Kryeministrit", deklaroi Topi. Ai gjithashtu ka shprehur bindjen e tij per emerimin ne postin e Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, ku midis te tjerash me kontaktet qe ka, ky institucion po ecen me hapat e duhura per zgjidhjen e ceshtjes se Gerdecit. "Besoj se ceshtja e Gerdecit jane implikuar shume institucione. Qe do te thote, qe aty ka pasur autoritete civile, ushtarake, kane pasur detyrim qe te jene ne funksion edhe te ketij aktiviteti dhe ato qe kane te bejne me detyrimin per informimin, detyrimin per ndjekje ligjore dhe profesionale per nje biznes te caktuar", sqaroi Presidenti i Shqiperise. Sipas tij, ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit ka pasur nje analize te hollesishme te gjithe ngjarjes dhe eshte bere nje analize ne Ministrine e Mbrojtjes, por nuk eshte bere ne institucionet e tjera, duke theksuar se, mund te kete perceptim qe prokuroria po ecen me hapa te ngadalta, por nga informacionet ajo po ecen me hapa te sigurt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›