“Është momenti më kritik për vendin”, Berisha: Nuk do të na shpëtojë askush nga jashtë

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, shprehet se Shqipëria ndodhet në momentin e saj më kritik.
Sipas tij, çdo qytetarë duhet të ngrihet për të përmbysur qeverinë Rama, që ai e duan regjim, pasi shpëtimi nuk do të vijë nga jashtë.
“Është momenti më kritik për vendin.
Nuk do të na shpëtojë askush nga jashtë.
Ne duhet të ngrihemi qytetarë, opozitarë, shoqëri civile, për të përmbysur këtë regjim që po mban peng Shqipërinë”, shkruan Berisha në Facebook.
Partia Demokratike zhvilloi ditën e sotme një tryezë me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se, “narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Evropën!”.
“Shqipëria renditet sot krahas Kolumbisë”, tha ndër të tjera kreu i demokratëve.