Eshte nje kenaqesi e vecante per mua si Kryeminister dhe Kryetar i PSSH te jem sot mes pasardhesve me te denje te Lasgush Poradecit. Po vij ne kete takim pas nje mbledhje pune me Kryetarin dhe stafin
Eshte nje kenaqesi e vecante per mua si Kryeminister dhe Kryetar i PSSH te jem sot mes pasardhesve me te denje te Lasgush Poradecit. Po vij ne kete takim pas nje mbledhje pune me Kryetarin dhe stafin e Bashkise ketu ne Pogradec ku optimizmi per te ardhmen e qytetit dhe zones suaj u detajua ne detyra dhe angazhime, si te pushtetit vendor edhe te qeverise qe une drejtoj. Po vijme direkt tek ju per te kuvenduar edhe se bashku mbi ecurine, sfidat, problematiken, veçorite dhe avantazhet e Pogradecit dhe pogradecareve ne proceset e integrimit evropian te Shqiperise moderne.
Kam nisur nje cikel kuvendimesh ne te gjithe Shqiperine me perfaqesues te zgjedhur apo te spikatur institucionesh apo komunitetesh per te kuptuar se bashku se cfare duhet te bejme me shume, me mire, me shpejt ne dobi te rritjes se mireqenies se individit, te konsolidimit te shtetit te se drejtes, te ashpersimit te luftes kunder korrupsionit, trafiqeve, te garantimit te zhviIIimit te shpejte dhe te qendrueshem ekonomik etj. Ne keto kuvendime po shqyrtojme edhe njehere raportet mes pergjegjesive dhe kontributeve te qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, te pushtetit legjislativ me ate ekzekutiv, te qeverise me drejtesine apo mediat e deri tek individi me shoqerine dhe institucionet e shtetit, per te sjelle veprimin dhe perfitimin e gjithkujt ne standartet e botes moderne ku po integrohemi.
Dhe ne kete pike, me lejoni qe nepermjet jush te pergezoj gjithe qytetaret e Pogradecit per partneritetin dhe kontributin real qe i japin bashkise se tyre ne dobi te zhvillimit dhe mireqenies. Me informuan se 90% e familjeve te perfshira ne bashkine e Pogradecit paguajne rregulisht taksen vendore te pastrimit, absolutisht niveli me i larte ne Republike.
Mbi kete baze edhe kuvendimi me ju behet me i lehte, pasi kemi te bejme me nje komunitet qe qartesisht dhe thellesisht permbush me kontribute reale detyrimet qytetare dhe financiare ndaj vetes, ligjit dhe institucioneve. Por nga ana tjeter, Kuvendimi behet edhe me i veshtire se ne ndonje vend tjeter, pasi qytetarise tuaj kontribuente duhet ti pergjigjet me te njejten gjatesi vale me projekte zhvillimi dhe financime edhe pushteti vendor edhe qeveria. Gjej rastin tju garantoj se edhe Kryetari juaj i Bashkise edhe deputeti juaj edhe Kryeministri juaj jane teresisht te angazhuar per ta shnderruar Pogradecin ne nje model zhvillimi dhe mireqenie te ndertuar me pune dhe djerse te ligjshme.
E them kete pasi para se te vinim ketu, ne takimin qe kryem ne Bashki, rane dakort qe te rishikohet, te ripunohet strategjia rajonale e zhvillimit te qarkut te Korces per pjesen e bashkise dhe komunave te Pogradecit. Kjo nevoje lind per shkak te ritmeve te larta te zhvillimit dhe resurseve qe kjo treve paraqet. Kjo nevoje lind gjithashtu ose kryesisht per shkak se Strategjite qe hartojme dhe zbatojme duhet te zbresin deri ne nivel individi. Pra secili qytetar apo fermer duhet te arrije te kete te qarte perfitimet apo kostot e nje strategjie, per te programuar sipermarrjen e tij ne parametrat me optimale. Mbi kete logjike personalisht jam i bindur se per Pogradecin mund te hartohen strategji te realizueshme krejtesisht, ku çdo individ te zgjedhe drejtimin apo lemin qe i intereson apo leverdis me shume. E them kete pasi Pogradeci perben nga zonat e rralla ne Shqiperi qe mund ta shfrytezoje industrine e turizmit ne te kater stinet e vitit. PIazh ne vere dhe ski ne deboren e dimrit vetem Iiqene si Ohri dhe qytete si Pogradeci mund te ofrojne. Prandaj me presionin dhe kontributin tuaj, qeveria do te angazhoje direkt Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit per te hartuar nje strategji te veçante dhe per te kryer nje studim te plote mbi resurset dhe mundesite per qytetin dhe liqenin tuaj .
Natyrisht qe une jam i gezuar per dyfishimin e kapaciteteve hoteliere te Pogradecit ne 3 vitet e fundit duke arritur ne 755 shtreter. Por une besoj ashtu si edhe ju qe turizmi ne Pogradec duhet te jete sipermarrje dominuese dhe orjentuese per gjithe zhvillimin e qytetit dhe te zones. Veren qe akoma nuk po largohet qyteti juaj priti 110 mije dite turiste, nga 80 mije qe priti ne vitin 2003. Vetem turiste te huaj sivjet jane numeruar mbi 2 mije ne Pogradec. Tendenca ne rritje eshte e qarte, megjithe veshtiresite e shkaktuara ne transport nga ndertimi i infrastrukturave moderne qe lidhin Pogradecin me Pjesen perendimore dhe veriore te vendit. Vitin 2005 akti Lindje - Perendim do te perfundoje para fillimit te sezonit turistik, ndaj qyteti dhe liqeni duhet te jene gati per te pritur me shume turiste. Por me lejoni te rikthehem pak pas duke kembengulur se turizmi nuk eshte vetem hoteleri. Une nuk e di se si, por e ndjej se qyteti quhet te perdore poezite e Lasgushit apo bukurine e pikturave te Tasos dhe Skendit qe kam ne krah per te kenaqur turistet. Ata nuk jane thjeshte krenaria e qytetit, por vlere qe duhen shfrytezuar. U kam dhene porosi ministrave qe ne bashkepunim me pushtetin vendor dhe deputetin e zones, me projekte te qarta nje pjese e te cilave edhe mund te financohen nga qeveria apo partnere nderkombetare te ringjallim te gjitha traditat e Pogradecit ne perpunimin e drurit deri ne rilindjen e prodhimit dhe tregetimit per tregun turistik te kukullave tuaja te famshme artizanale qe do i quaja "Barby i Ohrit".
Po ne funksion te turizmit, besoj se ndani te njejtin vleresim me mua se duhet orientuar edhe zhvillimi i industrise se peshkimit, i bujqesise, i blegtorise, i artizanatit, i lundrimit, i gastronomise, deri edhe i arsimit per te krijuar burimet e specializuara njerezore ne kete treg te ri dhe agresiv pune.
Per te kuptuar se cfare po trajtojme dhe sa e rendesishme eshte k.jo teme, me lejoni tju them se sot Pogracesi numeron 2 mije te papune. Por ne vitet e fundit norma e punesimit ka qene me 700 ne vit Ne baze te ketij ritmi qe jam i sigurt se do ruhet dhe shtohet, qyteti i Pogradecit do jete nder qytetet e para ne Shqiperi me punesim 100% apo papunesi zero.
Duke ju rikthyer trajtimit te resurseve te qytetit dhe liqenit ne garantimin e rritjes se mireqenies, pasurise dhe dinjitetit tuaj, do kerkoja edhe kontributin e eksperteve dhe profesionisteve me te shquar te Pogradecit (qofshin edhe te migruar ne Tirane apo gjetke), ne profesion te lire, sipermarrje private apo administrate per te hartuar nje strategji te integruar dhe sa me efektive zhvillimi dhe integrimi. E di qe eshte e veshtire, por fondet qe ne perdorim per nxitjen e punesimit, ketu ne Pogradec (dhe gjetke natyrisht) me cdo kusht duhet te perputhen me strategjine tuaj te zhvillimit dhe integrimit dhe jo ti shperndahen kerkuesit me te pare.
Prandaj jeni ju ata qe duhet te percaktoni sa turiste do mund te prisni, sa dhe cfare ushqimesh do kene nevoje te konsumojne, cfare produktesh artizanale do u ofroni per souvenire etj, per te na krijuar edhe neve si qeveri mundesi qe te permiresojme ne nje harmoni sa me te larte programet dhe financimet qe i mbeshtesin.
Psh: do te doja mendimin tuaj nese rruget e qytetit duhen asfaltuar apo duhen shtruar sipas tradites me kalldrem? Po e hap kete teme pasi sic e dini qeveria ka marre persiper ne bashkepunim me partneret nderkombetare rehabilitimin e plote te "sistemit te ujrave te bardha, te zeza dhe ujit te pijshem te qytetit, investim i cili do te arrije 30 milion euro. Duke ju garantuar se kjo nderhyrje kapilare ne qytet do te plotesohet edhe nga KESH dhe Albtelecom per te krijuar njehere e mire arteriet vitale dhe moderne nentokesore te qytetit, duhet te zgjidhim roes asfaltit dhe kalldremit, teresisht apo pjeserisht, tani apo me vone, me financim vendor apo qendror etj. Te zgjidhesh keto ceshtje do te thote te hartosh dhe zbatosh strategji.
Gjithashtu per shkak te pervojes suaj do doja te diskutonim se ..cfare do bejme me hekurudhen nga Lini ne Pogradec. Cfare mendoni se do e kthente ne jete kete segment; turizmi apo perpunimi i mallrave? Do krijojme tren turistik lokal apo do ndertojme shetitore mbi transe pergjate bregut. Cfare do bejme me brezin midis hekurudhes buze ujit dhe rruges se re kombetare Qafe Thane - Korce mbi faqe te kodres?
U informova se KRT e bashkise ka miratuar nga ana e saj masterplanin per zhvillimin urban te qytetit. Ky masterplan do vije per shqyrtim ne KRRTRSH ne mbledhjen me te afert që do të zhvillohet në Pogradec. Ju garantoj se do jete vemendja maksimale per te zgjidhur sa me shume dhe sa me ne harmoni çeshtjet qe diskutova me siper.
Te dashur miq,
Duke ndryshuar teme, kam kenaqesine tju bej me dije se te gjitha komunat dhe fshatrat e Pogradecit perfundimisht i kane te gjitha shkollat, qendrat shendetesore dhe ambulancat te reja apo te rikonstruktuara. Personalisht e konsideroj nje arritje shume te rendesishme qe flet vete per perkushtimin e qeverise ne permiresimin e mireqenies se njerezve kudo ku ata ndodhen. E di qe ketu ne qytet mund te behen pak xheloz per kete realitet, por ju garantoj se edhe ato pak vepra te institucioneve arsimore dhe shendetesore qe kane mbetur pa plotesuar do te realizohen.
Siç edhe e keni ndjekur, qeveria ne nje pjese te konsiderueshme te kohes eshte e detyruar te angazhohet ne zgjidhje situatash që lidhen me rendin publik, me mposhtjen e trafiqeve dhe të rreziqeve të krimit, të cilat qartësisht tanimë mbeshteten, sponsorizohen apo mediatizohen shtrember nga segmente te deshtuara te politikes se vjeter, të asaj politike që solli edhe kaosin e ‘97.
Më vjen mirë që flas për këto cështje, në një qytet si Pogradeci, që shquhet per nivelin shume te ulet te kriminalitetit dhe per pasoje per nivelin shume te larte te sigurise. Prandaj edhe Reiffeissen Bank që vuri tabelat e reja në të gjithë Shqipërinë e ka konsideruar Pogradecin në nivelet e përgjithshme të sigurisë së investimit për blerjen e Bankës sonë të Kursimeve, që realizoi.
Ndërkaq, këtu në Pogradec siguria është dhe më e gjerë se kaq sic thashë dhe qe brenda maksimumi 3 vjetesh papunesia do të jetë zero dhe kjo nuk ndodh sepse ju jeni socialiste dhe partizanë të progresit, por sepse ju bashkepunoni ne menyre te shkelqyer me policine, prokurorinë dhe institucionet e tjera te shtetit ligjor.
Ky model, mund të krijojë tjetër kuptim dhe shprese per jetën dhe te ardhmen edhe në Lazarat edhe ne Tropoje, edhe ne Mamurras, edhe ne Skrapar, edhe ne Fier, Vlorë e kudo, sepse me një model të tillë edhe shteti edhe komunitetet e tjera të qytetarëve apo të fshatarëve qartësohen më mirë për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, që viktimizojnë njerëz të pafajshëm apo për të stigmatizuar, denoncuar dhe për tu distancuar nga segmente kriminale te politikes apo nga këngët mediatike që kurdisen prej tyre, të cilat meqënëse nuk konkurojnë dot me projekte zhvillimi të ligjshme ne dobi te qytetareve, vazhdojnë të kërkojnë rrëmujën, mosveprimin e shtetit, tymin dhe tymnajën mbi veprimtari të paligjshme apo kriminale që ushqejnë edhe xhepat apo veprimtaritë e tyre.
Mbillet kanabis ne Lazarat njëlloj si zambaket ne Pogradec dhe të zgjedhurit e Berishës heshtin, nuk denoncojnë dhe për më tepër mbrojnë apo strehojnë persona të rrezikshëm të kërkuar nga policia apo të kërkuar nga drejtësia, shteti dhe partnerët që na ndihmojnë për të forcuar sigurinë dhe pastruar territorin nga trafiqet dhe krimi I organizuar.
Kalon helikopteri mbi Lazarat per te identifikuar vatra droge dhe krimi informal apo i fshehur qellon me arme dhe vetë perfaqesuesi i Berishes ne komune se bashku me shefin e tyre mbrojne kultivuesit e Kanabis dhe kriminelet e armatosur. Nderhyn policia per të arrestuar të dënuarit me vendim të formës së prerë të gjykatave,- sic ndodhi para dy ditësh,- apo Prokuroria për hetime të ngjarjeve kriminale të njohura dhe na zgjohen te "fortet" apo cubat e Berishes se bashku me shefin e tyre ne Tirane për të mbrojtur veprimtari kriminale prapa mureve natyrore që rrethojnë Lazaratin. Kapet nje kriminel i denuar per vrasje me 22 vjet burg ne mes te Lazaratit, ne lokalin e kusheririt te kryetarit te komunes, ndersa ky i fundit, ne vend te denoncimit organizon demonstrime fëmijësh për dorëheqjen e Ministrit të Rendit.
Dhe ne gjithe kete mizanskene kriminale te ushqyer nga zyra e Berishës per te qinden here, bashkohet edhe nje pjese e medias qe kriminelet e ndaluar apo te arrestuar i paraqet si viktima te policise apo engjej qe u dashkan mbrojtur. Ndonje media ka arritur deri aty sa duele rivalesh kriminale ti paraqese si ngjarje pa origjine apo si përleshje ithtarësh politikë të forcave të ndryshme.
Dua te jetë përfundimisht e qartë për të gjithë se qeveria nuk e barazon Lazaratin me krimin, apo lazaratasit vetëm me viktimat e doktorit te pasherueshem Berisha. I gjithe ky fshat e di se gjithë keto akte kriminale i kryejne te njejtet njerez qe gjate regjimit te Berishes kishin privatizuar apo uzurpuar doganen e Kakavijes për kontrabande cigaresh dhe karburantesh, apo për trafik qeniesh njerezore dhe droge dhe duke shfrytezuar imunitetin politik qe tentoi tu jape Berisha edhe me amnistinë e marsit ‘97, keta individe kerkuan te privatizojne dhe kriminalizojne fshatin e Lazaratit me gjithe banore.
Më në fund sihariqi i gëzueshëm për të gjithë është ky: Shteti ligjor ka mberritur dhe po funksionon ne Lazarat per te hequr nga qafa e fshatareve te ndershem, njerez te inkriminuar, qe e kane vendin ne qeli. Ne nuk tërhiqemi dhe prandaj i gjithë opinioni publik duhet të dijë se me forcën e ligjit dhe me presionin e shoqërisë civile shqiptare, ne do të vazhdojmë të integrojmë Lazaratin në zhvillimin kombëtar dhe në jetën që na bashkon me Europën moderne. Kete e kemi detyre ligjore dhe prandaj nuk rrudhemi politikisht as përpara deklaratave apo kercenimeve të Berishës apo të zedhenesve të tij të handikapuar ne media eksperimentale.
Perballe praktikave te Berishes, socialistët kanë kurajon dhe fytyrën e pastër që krijuan me rastin e Udenishtit, ku nuk hezituam asnje sekonde per te reaguar politikisht dhe ligjërisht ndaj inkriminimit te perfaqesuesve apo të zgjedhurve tane. Unë I uroj të zgjedhurit të ri në Udenisht punë dhe karrierë të mbarë dhe si në cdo rast tjetër qeveria është e gatshme të bashkëpunojë, nëse këta njerëz i shërbejnë komuniteteve, zbatojnë ligjin dhe administrojnë kompetencat dhe fondet publike në shërbim të qytetarëve.
Perballe kryetaresh te inkriminuar komunash si ai i Lazaratit ne kemi arritur te ndertojme partneritet ne zhvillim të qëndrueshëm në dobi te qytetareve me të gjithë kryetaret e bashkive dhe komunave edhe atyre që perfaqesojnë forca të tjera politike.
Perballe praktikave te Berishes dhe trafikantëve te tij ne Lazarat ne veme pikërisht modelin e Pogradecit per te kuptuar gjithkush se e ardhmja evropiane e Shqiperise duhet të ndertohet kudo me te njejtat standarte, me te njejtin respekt per ligjin, me te njejten pergjegjshmeri dhe solidaritet njerezor.
E ardhmja europiane e Shqipërisë këtu në Pogradec preket edhe në kufijtë, në kufijtë e hapur me fqinjin tone, Maqedoninë, me këtë demokraci multietnike, që është tërësisht e përfshirë në proceset e Asociimit me BE dhe të zbatimit të një marrëveshje të rëndësishme politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që është Marrëveshja e Ohrit, që garanton zbatimin e barabartë praktik dhe me garanci ligjore të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të maqedonisë, sipas kushtetutës së tyre pa diskriminim dhe dallime etnike apo fetare.
Pra, këtu në Pogradec jepen mesazhe bashkëjetese, bashkëpunimi, shkëmbimesh të lira dhe levizjesh të lira edhe me vendet e tjera të rajonit, që janë duke i'u afruar dhe po integrohen në Europën moderne.
Këtu në Pogradec merr shumë rëndësi gjithashtu, shqetësimi që kemi si fqinje dhe partnerë me Maqedonine, për qarqe apo iniciativa qarqesh ekstremiste në këtë vend fqinj, që me referendumin e 7 nëntorit synojnë të kthejnë gjendjen mbrapsht, të kërcënojnë bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë vend multietnik, të ndërpresin procesin e reformave dhe të integrimit të të gjithë shtetasve në realitetet demokratike dhe në programet e bashkëpunimit me rajonin dhe Europën dhe te krijojnë rreziqe të ndjeshme ende potenciale, por që nuk mund të nënvleftësohen për stabilitetin Shqipërisë, të Kosovës, dhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor, i cili po ndahet në mënyrë gjithnjë e më të qartë nga e kaluara e konflikteve ndëretnike apo nga përdorimi i dhunës në marrëdhëniet mes etnive apo midis shteteve .
Nga ky qytet, qytet i paqes, i stabilitetit, i bashkëjetesës, i miqësisë, i fqinjësisë, i iniciativave dhe i sipërmarrjes europiane për zhvillim në kufi me Maqedoninë, pra nga Pogradeci, unë dua t'u drejtohem edhe partive politike shqiptare në Maqedoni, ashtu si kolegëve dhe miqve të mi politikë dhe shtetërorë në qeverinë, në Presidencën dhe në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, me të njëjtin mesazh: Hapni sytë, vazhdoni të punoni për paqen, bashkëjetesën dhe stabilitetin e këtij vendi fqinj, i cili është shumë i rëndësishëm edhe për stabilitetin e Shqipërisë dhe të rajonit.
Nga ky qytet ne të cilin jemi takuar për punë dhe për t'u shplodhur me liderë politikë madedonas dhe shqiptarë në të dy anët e Liqenit, edhe në Ohër dhe në Pogradec, unë u kërkoj të gjithë shqiptarëve në Maqedoni të distancohen nga elementë ekstremistë, nga aventurierë te paguar apo të rekrutuar, që do të përfshiheshin në veprime destabilizuese, që do të cënonin bashkëjetesën dhe të gjitha programet dhe politikat rajonale e ndërkombëtare për integrimin e Maqedonisë, ashtu si të Shqipërisë, si dhe të gjithe vendeve të tjera të rajonit në Europën moderne, në NATO dhe në progresin tone te mbështetur prej tyre.
Unë besoj se ky mesazh i qartë integrues, politik dhe europian, që vjen edhe në emër të qytetarëve të Pogradecit, është më i dëgjueshëm se në cdo rast tjetër, kaq pranë bashkëkombasve tanë, kaq pranë partnerëve tanë, që e kanë sjellë Republikën e Maqedonisë deri në këtë nivel besueshmërie, për të ecur në rrugën e integrimit rajonal dhe atij europian.
Ju uroj edhe ju dhe të gjithë fqinjëve tuaj jetë të mbarë suksese dhe prosperitet.