Eshton: BE sot do të zbatojë sanksionet ndaj Libisë

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, ka deklaruar se BE-ja sot do të takohet për t`i vënë në jetë sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Libisë, si dhe kufizime të tjera.
Eshton i bërë këto komente në Gjenevë para nisjes së mbledhjes së Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.
Sanksionet e BE-së parashikojnë ndalim të udhëtimit për liderin e Libisë, Moamer Gadafi dhe rrethin e tij të ngushtë.