E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, hetime për krime kundër njerëzimit në Libi

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka deklaruar se kanë filluar hetimet paraprake për krime kundër njerëzimit të kryera në Libi.

Luis Moreno-Ocampo u tha gazetarëve në Hagë se zyra e tij aktualisht po i vlerëson "pohimet e përhapura për sulme sistematike kundër popullatës civile" nga forcat besnike të liderit libian, Moamer Gadafi.

Zyra tani duhet të vendosë nëse do të hapen hetime zyrtare mbi pretendimet për krime kundër njerëzimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›