E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Irani armatos kryengritësit afganë

Forcat e NATO-s në Afganistan besojne se Irani i furnizon me armë kryengritësit në këtë vend.

Admirali amerikan Gregori Smith tha se iranianët u japin atyre "sasi të kufizuara të plumbave, pjesë teknike të bombave artizanale, raketa dhe granata hedhës" nëpërmjet rrjeteve të organizuara përgjatë kufirit.

Smith, i cili është zëvendës i ISAF-it, tha se kjo forcë po e vëzhgon me kujdes aktivitetin e Iranit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›