Eshton: Jemi gati të bashkëpunojmë me presidentin egjiptian

Bashkimi Evropian është i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin e sapozgjedhur të Egjiptit Mohamed Mursi.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton e cila theksoi se shpreson që Mursi dhe qeveria e tij do ta përfaqësojnë të gjithë popullsinë e Egjiptit. Sipas saj, BE-ja dëshiron të arrijë mirëkuptim me të gjitha grupet politike dhe forcat publike në vend.
Gjithashtu përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri theksoi se zgjedhjet u zhvilluar në mënyrë paqësore, që sipas saj përfaqëson pjesë të rëndësishme në procesin demokratik në vend dhe në rajon.
Mursin e uroi edhe rivali i tij në zgjedhjet presidenciale, ish kryeministri Ahmed Shafik, i cili i uroi sukses në misionin e vështirë të dhënë nga populli egjiptian.