E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale në Medvegjë, shqiptarët fituan 15.59%

Janë shpallur mbrëmë vonë rezultatet paraprake të zgjedhjeve të djeshme lokale të mbajtura në Medvegjë.

Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Medvegjë, Partia për Veprim Demokratik, me Florim Sahitin, ka fituar 15.59 për qind të votave nga numri i përgjithshëm i 10102 votuesve.

Ndërkaq sipas këtij komisioni zgjedhjet lokale i ka fituar përsëri kryetari aktual Sllobodan Drashkoviç me mbi 46 % të votave kurse vendet tjera i kanë fituar partitë e vogla serbe.

Ndërsa për numrin e këshilltarëve të cilët janë zgjedhur në mandatin e ardhshëm komunal në Medvegjë, mbetet të bëhet llogaria që do të thotë përpjesëtimi me numrin e përgjithshëm të votuesve që kanë dalë në zgjedhje.

Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen sot dhe kështu në një afat kohor do të konstituohet parlamenti komunal i Medvegjës që do të ketë edhe shqiptarë.

Duhet të theksohet se Kuvendin e ardhshëm komunal të Medvegjës do ta përbëjnë 35 këshilltarët e rinj që morën besimin në zgjedhjet e djeshme lokale të parashikuara që të zhvilloheshin në 6 maj e që nuk u mbajtën për shkaqe teknike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›