Dezertojnë oficerët sirianë?

Një gjeneral sirian, dy kolonelë, dy majorë, një oficer dhe 33 ushtarë, sipas televizionit shtetëror turk, kanë dezertuar nga ushtria e presidentit sirian Bashar al Asad dhe kanë mbërritur në Turqi.
Agjencia Associated Press thotë se televizioni nuk ka dhënë detaje të tjera mbi këtë dezertim.
Kanali televiziv privat CNN Turk, gjithashtu ka thënë se ata janë bashkuar me familjet e tyre, në një numër të përgjithshëm prej 224 personave.