E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton: Mubarak t`i përgjigjet vullnetit të njerëzve


Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Egjipt që të shmangin dhunën dhe të ruajnë qetësinë.

"Është shumë e rëndësishme që të shohim vetëpërmbajtje dhe qetësi. Eshtë e rëndësishme që qeveria egjiptiane përpiqet ta arrijë këtë, kjo është përgjegjësia e tyre", i tha kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton televizionit Al Jazeera.

"Duhet të shohim tranzicionin, dhe duhet që presidenti Mubarak t`i përgjigjet vullnetit të njerëzve, duke e treguar planin që e ka, në mënyrë që njerëzit të besojnë në atë plan", ka thënë Eshton.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›