E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi, bombë në një zyrë postare

Një bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një zyrë postare në qytezën Borlange në Suedinë Qëndrore. Fatmirësisht shpërthimi nuk ka shkaktuar të plagosur por shumë punëtorë janë shtruar në spital për shkak të shqetësimeve që kanë shfaqur në rrugët respiratore.

Policia lokale ka njoftuar se pakoja që ka shpërthyer, ka qënë e mbushur me një pluhur të bardhë, i cili pas shpërthimit ka mbushur zyrat e postës me tym. Qyteti i Borlanges është një qytet me rreth 40 mijë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›