E Shtunë, 31 Tetor 2026

KB: Irani ka rritur numrin e ekzekutimeve


Irani ka parë rritje dramatike të ekzekutimeve në vitin 2011, tha Navi Pillai, shefe e zyrës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Zyra tha se shkalla aktuale e ekzekutimeve në Iran është tre herë më e lartë se vitin e kaluar.

Pillai tha se përkundër kërkesave të Kombeve të Bashkuara për t`a ndalur praktikën e tillë, "autoritetet e Iranit duket se e kanë rritur numrin e dënimeve me vdekje".

Ajo tha se praktika e ekzekutimit të të burgosurve politikë përbën shkelje të konventës ndërkombëtare të KB për të drejtat civile dhe politike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›