Eshton Nuk i kampremtuar asgje Serbiseper ndryshimin e rezolutes
BRUKSEL- Nuk i kam premtuar asgje Serbise ne kembim te ndryshimit te rezolutes per Kosoven. Ka qene ky reagimi e perfaqesueses se larte te Bashkimit Europian per politike te jashtme dhe siguri Kethrin Eshton ne fillim te takimit te ministrave te Jashtem te BE-se ne Bruksel.
Ndonese Kosova nuk eshte parashikuar te ishte nder temat kryesore te ketij takimi shume ministra kane pershendetur miratimin rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Eshton tha se shpreson qe negociatat mes Kosoves dhe Serbise do te zhvillohen ne Bruksel dhe se gjate takimeve me lideret kosovare e ata serb ka pare gatishmerine e tyre per bisedime.
Disa prej ministrave thane se duke qene se e ardhmja evropiane e Kosoves dhe e Serbise eshte dicka e perbashket e tyre eshte krejtesisht logjike qe bisedimet dhe dialogu duhet te zhvillohet ne Bruksel nen mbeshtetjen e Bashkimit Evropian. Por disa te tjere kane riperseritur edhe kundershtimin e tyre ndaj pavaresise se Kosoves ku ministri i Jashtem i Spanjes Angel Miguel Moratinos tha se Spanja ashtu si Serbia nuk ndryshon qendrim ndaj Kosoves pra se nuk do te njohe pavaresine e saj.
m.a/News24/BalkanWeb