E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet kerkesae Haradinajt per lirimte perkohshem

HAGE- Gjykata e Hages per krime lufte refuzoi te premten kerkesen e ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj per lirim te perkohshem derisa te filloje procesi i ri gjyqesor duke thene se kjo do te mund ti inkurajonte mbeshtetesit e tij qe ti frikesojne deshmitaret.
Ne vendimin e sotem Tribunali i Hages tha se Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik personal per sigurine e deshmitareve ose te viktimave.

Por eshte pranuar argumenti i prokuroreve se lirimi i tij mund te terheq me teper vemendje te mediave duke e shtuar atmosferen kercenuese per deshmitaret dhe se nje publicitet i tille mund ti inkurajoje mbeshtetesit e Haradinajt per angazhim ne akte te frikesimit.
Michael OReilly koordinator i mbrojtjes se Ramush Haradinajt tha se mbrojtja eshte e zhgenjyer qe Tribunali i Hages ka vendosur qe te mos i ofroje lirimin e perkohshem.

Megjithate mbrojtja eshte e inkurajuar nga deklarata e Tribunalit qe rigjykimi i pjeserishem mund te filloje pa ndonje vonese dhe se ky eshte faktori i cili eshte marre per baze me rastin e vendimmarrjes.

Me tutje OReilly e vleresoi deklarimin pozitiv te Tribunalit sa i perket bashkepunimit te nje niveli te larte te z. Haradinaj me Tribunalin duke pranuar se ai nuk paraqet rrezik per sigurine e asnje personi.
Mbrojta do te konsultohet me Haradinajn para se te vendose se a do te ankohet kunder ketij vendimi te Dhomes se Apelit te Tribunalit.
m.a/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›