E Shtunë, 31 Tetor 2026

Omani njeh shtetin e Kosovës

Shteti i Omanit bëhet vendi i 75 i cili ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
 

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja e jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për shtyp ku ka theksuar se Koosva ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Omanin.

"Omani është një shtet përkatësisht një mbretëri, e cila nuk njeh shtetet në mënyrë eksplicite, por njohjen e shteteve e bën nëpërmjet komunikimit dhe nëpërmjet vendosjes së kontakteve dhe marrëdhënieve diplomatike.”, ka njoftuar MPJ.

Shteti i Omanit kufizohet në veri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në veriperëndim nga Arabia Saudite dhe në jugperëndim me Republikën e Jemenit.

Omani është monarki, ndërsa kryeqytet i tij është Musca. Ky shtet ka një popullsi prej 3.37 milionë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›