West Hami do të shesë yjet

Bashkëpronari i West Ham United, David Gold, ka thënë se ata janë të gatshëm të shesin yjet angleze të ekipit, nëse klubi eliminohet nga Premier Liga.
Sipas kësaj deklarate, nga Upton Park në fund të sezonit do të duhej të largohen mesfushori Skott Parker, portieri Robert Greenn, mbrojtësi Matthew Upson dhe sulmuesi Carlton Cole.
“Nuk është e drejtë t`i thoni futbollistit se duhet ta harrojë karrierën potenciale me Anglinë dhe të luajë në Championship (ligën e dytë). Nuk është reale të kërkosh nga një futbollist i përfaqësueses së Anglisë të vijë dhe të luajë në Championship”.
“Kjo ka ndikim të madh në karrierën e tij. Nëse do të përpiqemi t1i pengojmë? Sigurisht, do të përpiqem por keni vetëm 10 për qind shanse për një gjë të tillë”, ka thënë Gold.