E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton zgjat qëndrimin në Lindjen e Mesme

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka zgjatur qëndrimin në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të shmangur përpjekjen palestineze për të kërkuar shtetësi në Kombet e Bashkuara.

Palestinezët pritet të paraqesin kërkesën e tyre zyrtare për t`u bërë anëtari i 194-të i OKB-së, pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit.

Bashkimi Evropian është donatori më i madh ndërkombëtar për palestinezët. Blloku do të ndahet nëse palestinezët marrin këtë hap, meqë disa shtete evropiane e mbështesin atë, ndërsa të tjerat e kundërshtojnë.

Eshton pritet të takojë liderët izraelitë dhe palestinezë, në atë që duket të jetë “përpjekja e minutës së fundit” për të ringjallur bisedimet.

Udhëtimi i saj ishte planifikuar të përfundonte të mërkurën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›