E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhiabao: Kina nuk mund të rritet e vetme

Gjatë një fjalimi të mbajtur në hapje të “Forumit Ekonomik Botëror” që mbahet në qytetin Dalian, Xhiabao tha se ekonomia kineze nuk “mund të operojë në një mënyrë të izoluar, prandaj do të shikojë mundësitë për të zhvilluar rritjen globale dhe vendore”.

"Kina do të vazhdojë rritjen e investimeve të saj në Evropë", deklaroi kryeministri duke shtuar se shpresonte që drejtuesit e vendeve evropiane, veçanërisht vendeve kryesore, të parashikonin me guxim marrëdhëniet e tyre me Kinën nga pikëpamja strategjike./Start/F. P/

                                                                                             2011-09-14 15:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›