E Shtunë, 31 Tetor 2026

Esposito, jazz dhe rock në Tiranë

Bateristi i famshem italian Tony Esposito dhe banda del sole kane dhene mbreme nje koncert, per publikun e kryeqytetit. Muzike jaz dhe rock, kulture mesdhetare dhe afrikane, eshte percjelle per te gjithe te pranishmit ne TOB. Esposito është një muzikant i muzikës xhaz dhe rok, i cili ka ditur të harmonizojnë kulturën e tij mesdhetare me atë afrikane.

Me aktivitetin e tij, Esposito i ka çuar instrumentet e tij të preferuar të baterisë në nivele të larta muzikore dhe sot konsiderohet si pikë referimi për ata muzikantë që luajnë ose duan t’i afrohen studimit të këtyre instrumenteve, duke shpikur instrumente të veçantë si Tamborder, tingulli i të cilit ka kontribuar në mënyrë thelbësore në suksesin e madh të këngës së famshme “Kalimba de Luna”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të veprimtarive të stinës së madhe të aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria 2010: Dy popuj, një det, një miqësi”.

Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e premte , 16 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›