Essien injoron spekulimet

Nga Express më 12 qershor 2011 në ora 16:54
Michael Essien ka deklaruar se pret të mbetet në Chelsea sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve për transferim në Inter.
Së fundmi thuhej se reprezentuesi ganez mund t’i bashkohet Nerazzurrëve pas një sezoni dëshpërues në Stamford Bridge. Mirëpo, mesfushori ka theksuar se dëshiron të mbetet me gjigantin londinez.
“Në sezonin e ardhshëm dua të fitoj titullin në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve me Chelsean. Andaj, nuk jam në dijeni se nuk do të jem pjesë e kësaj skuadre në sezonin e ardhshëm”, deklaroi Essien për skysports.com.