E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villarreal llogarit në Sennën

Nga Express më 12 qershor 2011 në ora 19:49

Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig ka theksuar se Marcos Senna mbetet futbollist i rëndësishëm për skuadrën spanjolle dhe mund t’i ofrohet një kontratë e re.

Reprezentuesi spanjoll spekulohet se kërkohet nga skuadra e promovuar në Premierligë, Swansea City.

Mirëpo, Roig ka insistuar se Senna ka ende një rol për të luajtur në Villarreal. “Gjendja ekonomike është e rëndësishme, por ne do të mundohemi të arrijmë marrëveshje për qëndrimin e tij. Trajneri beson se ai është futbollist kyç dhe do të luftojmë për qëndrimin e tij”, tha Roig për Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›