Roma, pas Stekelenburgut

Nga Express më 12 qershor 2011 në ora 19:51
Roma vazhdon kërkimin e saj për një portier dhe ka kthyer vëmendjen te Maarten Stekelenburgu. Alexander Doni është në prag të largimit nga klubi dhe mund të përfundojë në Liverpool, ndërsa Julio Sergio kërkohet nga Genoa.
Andaj, sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Stekelenburg është objektivi kryesor i Giallorossëve.
Ai ka përvojë ndërkombëtare me Ajaxin dhe Holandën, ndërsa kontrata e tij me klubin skadon në qershor të vitit 2012, dhe thuhet se kushton vetëm 8 milionë euro.