E Shtunë, 31 Tetor 2026

Estrada e Tiranës feston 60-vjetorin

Estrada e Tiranës në 60 vjetorin e themelimit të saj ka organizuar një festë me themeluesit dhe emrat më të njohur që punuan ndër vite për themelimin dhe ruajtjen e vlerave të saj.
 

Estrada e parë shqiptare është themeluar më 2 maj 1952, Estrada e Tiranës. Shfaqja e parë që ka çelur aktivitetin e Estradës është pikërisht shfaqja me titull "Estrada nr.1”.

Një mirënjohje e thellë në këtë festë përvjetori shkoi edhe për të gjithë gjithë ata artistë, të cilet krijuan Estradën, por sot nuk ndodhen më.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›