Shkodër, grabitet me armë zjarri një farmaci
Grabitet një farmaci në Shkodër. Mbrëmjen e sotme, dy persona të armatosur kanë grabitur një farmaci, pranë poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Pas grabitjes të dy personat janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes. Policia ka mbërritur menjëherë në zonën e grabitjes, ndërsa konfirmon se grabitësit i morën farmacistes një varëse floriri me vlerë 50 mijë lekë të reja. Ndërkaq blutë e Shkodrës po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.