“Henri VI” në shqip, në skenën e Festivalit Botëror të Shekspirit

Teatri Kombëtar do të ketë një prej momenteve kulmore të historisë së tij duke u përfshirë me një shfaqe në Festivalin Botëror të Shekspirit në Londër.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë garë dinjitoze me veprën e Henri VI, që do të vihet në skenë nga regjizori Andonis Filipi me kontributin e një kasti të njohur aktorësh të Teatrit Kombëtar, shfaqe e cila do të kthejë në skenë edhe vetë drejtorin Kristaq Skrami.
Pjesëmarrja në Festivalin Shekspirian për regjizorin Filipi është maja e krijimtarisë.
Festivali Botëror i Shekspirit do të shfaqet nga data 09-14 maj, ku do të mbledhë 37 trupa nga 37 vende të botës, të cilat do të interpretojnë në gjuhët kombëtare të gjithë kolonën e veprave të Shekspirit.