E Shtunë, 31 Tetor 2026

Estrada e Tiranes feston 60 vjetorin

Ish-estrada e Tiranës ka mbushur sot plot 60 vite nga themelimi i saj. Kjo ditë e shënuar ka bërë bashkë një numër të madh artistësh si rallë herë vitet e fundit. Përmes shfaqjeve të tyre të shumta këta artistë i kanë dhënë gjallëri jetës artistike në kryeqytet dhe më gjerë, pasi bashkëpunimi i tyre ka qenë i shkëlqyer edhe me trupat e ndryshme në gjithë rrethet e Shqipërisë. Ato  kujtojnë me nostalgji sukseset e këtij institucioni themeluar me 2 maj të vitit 1952. 
Artistja e mirënjohur, Melpomeni Çobani e emocionuar sjell në mendje fillimet në estradë dhe mbi të gjitha ajo ka një ëndërr që të kthehet me një rol në teatër.
Estrada e Tiranës ka patur në gjirin e saj artistë të gjitha fushave plot 65 emra që janë skalitur në piedestalin e humorit, muzikës  dhe variatesë shqiptare për vite të tëra për gjatë 60 vitesh ato i kanë dhuruar emocione publikut shqiptar përmes plot 163 mijë e 200 shfaqje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›