Reforma zgjedhore nis diskutimi per numerimin elektronik

Komisioni i reformës zgjedhore vetëm sa ka nisur diskutimet për kapitullin voluminoz të numërimit. Në Kodin Zgjedhor shqiptar, numërimi me dorë kalon si një aneks në fund të tij, pasi për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme numërimi do të bëhet elektronik.
E ndërsa ekspertët vijojnë punën, palët parashikojnë që kapitulli që përfshin mbylljen e procesit të votimit, transportin e kutive, numërimin dhe nxjerrjen e rezultatit të mbyllet të premten. Procesi parashikohet të mbikqyret nga forcat politike, por përgjegjësia për menaxhimin e procesit të numërimit i takon stafit teknik.
Komisioni i reformës zgjedhore ka marrë më herët gjatë ditës propozimet detajuara të partive të vogla për rishikimin e formulës së llogaritjes së mandateve në kodin zgjedhor.
Nuk pritet që palët të marrin parasysh prekjen e kësaj çështjeje si diçka jashtë objektit të tij të punës. Kapitulli që ende nuk është trajtuar në komision është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.