E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etapa e Ramosajve

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 09:58

Etapa e këngëtareve nga familja e Ramosajve nuk ka të ndalur.

Pas Argjentina Ramosajt, tani në trend ka dalë edhe Beatrix Ramosaj, e cila këto ditë për mediat shqiptare ka paralajmëruar këngën e saj më të re “Let Me Love You”.

Kënga është e zhanrit R&B dhe vjen pas suksesit të këngëtares në festivalin “Kënga Magjike” që u mbajt në fund të vitit të kaluar.

Kjo këngë është me produksion të Elgit Dodës dhe tekst të Big Bastës.
Në këtë këngë, mediat shqiptare shkruajnë së këngëtarja duket shumë e bukur, përderisa kënga flet për një vajzë të dashuruar e cila nuk ka kurajën për t’ia shprehur dashurinë djalit që e donë.

Në një bisedë për suplementin e gazetës shqiptare “Bluetooth”, Ramosaj ka thënë se klipi i saj i parë është një përvojë shumë e bukur për të.

“Klipi i parë ishte vërtet një eksperiencë shumë e bukur për mua, ndonëse pak e lodhshme, jam shumë e lumtur që ëndrra ime po realizohet. Tani dëshira ime e madhe si e çdo artisti tjetër është që kënga dhe videoklipi të pëlqehen nga publiku jonë shqiptar-kosovar!”, ka thënë ajo në një prononcim për mediat shqiptare.

Këngëtarja, e cila ndryshe njihet edhe me emrin Trixa, gjatë xhirimeve të këtij videoklipi ajo ka pasur mbështetjen e mamit, vëllai, tezes, Alberie Hadërgjonaj dhe të dy vajzave të saj, Agnesa dhe Anxhelina.

Por, mbiemri Ramosaj kohëve të fundit nuk është i panjohur pasi që këtë mbiemër e mban edhe këngëtarja Argjentina Ramosaj, e cila vitin 2010 hyri fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›