E Martë, 3 Nëntor 2026

Etapa e tretë e “Giro d’Italia” në Vlorë, Policia publikon akset ku ndalohet parkimi

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës u bëri sot një thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve lidhur me bllokimet e disa rrugëve në kaudër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj.

Policia e Vlorës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.

Parkimi ndalohet nga ky moment deri në përfundim të garës, në këto akse rrugore:

  • Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
  • Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
  • Fusha para Shkollës së Marinës
  • Rruga “Reshat Osmani”
  • Rruga “Veledin Kollozi”
  • Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
  • Rruga “Hajredin Haxhiraj”
  • Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
  • Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
  • Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
  • Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit

Policia thekson se, të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve. Vendbazimi i mjeteve të lëvizura do të jetë Ish-fusha e aviacionit.

Policia thekson se, këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin tonë.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›