Ethem Ramadani: Inva mbeti shtatzënë falë meditimit
Biznesmeni Ethem Ramadani, tashmë bashkëshorti i sopranos së njohur, Inva Mula, gjatë një interviste për Panorama Plus, ka thënë se kjo e fundit mbeti shtatzënë në një masë të madhe falë meditimit. Ramadani ka thënë se është një ushtrues i rregullt i meditimit.
Absolutisht po. Inva ka kohë që mediton dhe ka arritur të zbulojë këtë mrekulli duke qenë pranë meje. Njeriu mediton me një qëllim dhe një nga qëllimet tona ishte të kishim një fëmijë. Bëmë disa vizita në mjekë të ndryshëm dhe na thanë që është shumë e vështirë për një grua që ka 16 vite që nuk lind, të mbetet përsëri shtatzënë. Unë përsëri besova te forca e universit dhe vendosëm që të mos bëhemi pesimistë dhe akoma më pak tu dorëzoheshim metodave të reja të shtatzënive, sepse donim që gjithçka të vinte ashtu si Zoti e ka vendosur që të lindë një fëmijë, dhe ia arritëm. Kjo është mrekullia e meditimit, aq sa edhe mjekëve u dukej e pabesueshme, ka thënë Ramadani.