E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i dërgon për skaner në kopsht zoologjik

Share

Spitalet në Britani janë udhëzuar që të bashkëpunojnë me veterinerët dhe kopshtet zoologjikë për të skanuar pacientët që janë shumë obezë. Kërkesa e çuditshme vjen pas shtimit të pacientëve që nuk hyjnë dot në skanerat e spitalit. Spitalet në Londër janë nën presion për të ndryshuar pajisjet e për të marrë krevate dhe pajisje kontrolli shumë më të mëdha. Ndërkohë Kolegji Mbretëror Veterinar thotë se skanerat e saj, që përdoren për kuajt, janë të gatshëm për pacientët obezë. Praktika e dërgimit të pacientëve në kopsht zoologjik është e njohur në Amerikë, ku obeziteti ka arritur përmasa epidemike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›