Kultura e rrugës e shprehur në veshjen e rrepistëve
Kultura e rrugës e shprehur në atë uniformën e rreperëve. Një uniformë e cila ndryshon nga të tjerët dhe i jep atyre një veçanti shumë interesante. Uniforma vjen nga një rrymë muzikore siç është ajo e hip hopit apo rrymës muzikore të rrepit. Këta rreper të cilët veshin këtë uniformë, janë edhe zotët e rinj të rrugëve dhe të lagjeve ku jetojnë.
Sot është e lehtë që të bëhesh një rreper, por nuk është po aq e lehtë që të jetosh i tillë. Duhet të përshtatesh me të tjerët, duhet të respektosh të gjitha rregullat e grupit që i përket dhe mbi të gjitha duhet të arrish të thyhesh të gjitha paragjykimet, shprehet Anxhelin Marku (Mallkim) për Shekullin, një rreper i cili jo vetëm vishet, por edhe ndjek muzikën e rrepit duke e kënduar atë.
Uniforma e rreperit
Konsiston në veshje të cilat rrinë të mëdha në trupin e personit. Pantallona të gjera, bluza të gjëra, atlete sportive dhe varëse të mëdha. Veshja përcjell kulturë dhe duhet ta mbash atë. Është e thjeshtë të vishesh, por në të njëjtën kohë është shumë e vështirë që ta mbash atë. Kjo pasi veshja ka tri gjëra: së pari të tregon dhe të bën të ndihesh ndryshe nga të tjerët, së dyti me të duhet që të thyhesh paragjykimet e të tjerëve dhe së treti duhet që mbi të gjitha të krijosh një personalitet tëndin. Veshja është një shprehje e mirë e personalitetit. Duke qenë se veshja lidhet me rrymën dhe personalitetin, ajo çka një rreper mund të personifikojë, është revolucioni apo ndryshimi, shprehet Anxhelini.
Rreperi
Nuk është gjë tjetër veçse një person që dëshiron ta jetojë jetën e tij në një mënyrë tjetër nga të tjerët. Nëse të duhet të gjesh karakteristikat e tij mund të përmendësh: Nata (jeta e natës), kjo pasi ai një pjesë të madhe të jetës së tij e kalon natën. Droga, pasi është shpesh pre e drogave të ndryshme. Një rrepisti shpesh përshkruhet në formë paragjykimi edhe si një drogmen, megjithëse drogat sot merren jo vetëm nga rreperët por nga kushdo. Dhe një rrepist nuk qëndron nëpër pabe, por ai qëndron nën hijen e rrugëve dhe jo nëpër pabe apo lokale.
Paragjykimet
Nuk është e thjeshtë të vishesh ndryshe dhe të jetosh sipas një stili të ndryshëm nga e gjithë shoqëria. Ndaj edhe rreperët janë pre e paragjykimeve. Janë moshat e mëdha ata që na paragjykojnë. Sot në shoqërinë ku jetojmë nuk jemi edhe aq shumë të paragjykuar, por nga ata që kanë një moshë të madhe dhe nuk kanë jetuar në një mentalitet tjetër, ne i dukemi të çuditshëm. Ata janë të vetmit që na paragjykojnë, pasi të rinjtë e sotëm janë të mësuar me rreperët, pasi i kanë parë nëpër televizione dhe muzikën e tyre e dëgjojnë me kënaqësi dhe madje e pëlqejnë.
Ndërsa një mosha e mesme sot nuk e kupton atë. Megjithatë përtej fjalëve të Anxhelinit, rreperët shpesh shihen edhe si gangsterët e rinj të rrugës. Nofka gangster i atribuohet asaj pamjes së jashtme prej të forti që kanë dhe sjelljes së tyre e cila dikton një Zot në zonën ku ata jetojnë çdo ditë. Kur kaloj në rrugë, nuk shoh të tjerët për ti paragjykuar, por shoh se si të tjerët më shohin mua. Nuk ka njeri që të paragjykon apo të fyen në fytyrë, por vetëm mbas shpine, ndaj ndonjeherë duhet të ruhesh prej tyre dhe ti mënjanosh ata.
Tatuazhi
Është elementi më i veçantë i rreperëve. Nëse i sheh trupin, do të shohësh një tablo arti prej tatuazhesh. Tatuazhi është shprehja e gjërave personale të një rreperi. Ai nuk mund të shprehet për gjërat e tij në muzikë apo veshje, por i shprehet në tatuazhe. Nëpër tatuazhe janë të shkruar inicialet e emrave të familjarëve apo të personave më të shtrenjtë.
Ligji i rrugës
Përderisa rruga është e pafundme dhe nuk ka kufi, ashtu edhe ne nuk kemi kufi në asgjë. Rruga është një pjesë e cila nuk ka zot, por në momentin që rreperët vijnë, mundohen që aty të bëhen zot të rrugës. Por edhe ajo ka rregullat e saj. Pasi rruga duhet të merret nga një grup. Një grup i cili ekziston në bazë të rregullave të caktuara. Rregulla këto shumë strikte, sidomos kur një anëtar dëshiron të largohet nga ai. Është e thjeshtë të hysh tek grupi por shumë e vështirë për të dalur nga ai. Në ligjin e rrugës, gjëja që dënohet më shumë është tradhtia dhe mashtrimi.
Jetë e dyfishtë
Mënyra e veshjesh sime dhe të qënit rrepe nuk më ndan nga bota. Unë gjithashtu jam pjesë e shoqërisë si të tjerët. Me fjalë të tjera kjo duket si një jetë e dyfishtë. Pasi në njërin krah unë jam një rreperë pasi një rrugë dal me veshjet si rreperë dhe në lokale paraqitem gjithashtu si rreperë. Por kur më duhet me dalë në shoqëri, ambientohem me gjithçka dhe jam Anxhelini. Shoqëria ime nuk është vetëm me rrepera, por edhe me të tjerë, metalarë, sportista, etj. Rreperët kurrë nuk mbyllën vetëm brenda mureve të botës së tyre, por janë gjithnjë të hapur në shoqëri.
Muzika mënyra më e mirë e shprehjes
Mënyra se si një rrepist mundet të shprehet më së miri është muzika. Me anë të saj ai tregon plotësisht botën e tij, gjendjen shpirtërore. Këtu nuk po flas për rreperin komercial por për atë rrepe të cilën e bën me të gjithë forcën zemrës. Me anë të saj një rreper gjen mënyrën se si të shprehet ndaj botës, se si ai të shfryhet ndaj të gjitha problemeve që e rrethojnë. Kryesisht këto probleme janë ato sociale.
Me fjalë të tjera rrepi i mirëfilltë përmban tem sociale dhe flet për atë çka është jeta e përditshme. Çka i sheh syri në rrugë, ai e shpreh në tekst. Sot fillimisht një adoleshent rreperë e fillon duke kënduar një këngë dashurie tek tuk me një dedikim të veçantë. Mëpas ai kupton rëndësinë e këngës dhe muzikës dhe kalon në stadin e këngëve me tema shoqërore. Sot unë personalisht kamë krujuar disa këngë të ndryshme. Ato janë këngë të cilat unë i këndoj jo për famë apo komerçializëm, por për tu shpreh. Kjo pasi është mënyra e vetme me të cilën mundet të shprehem për shqetësimet e mia.
Tekst këng: (për situatën politike dhe shoqërore)
Politika e ka len kët popull jetim
Veç ujtie në zemrat e tyne pa e pas asnji gëzim
Baba djalit i ka thënë bir nisu në emigrim
Takohena në botën tjetër se ty po të le jetim
Politika na ka vra, poshtru e na ka sha
na e ka hek bukën e gojës gjiçka na ka ba
Jemi popull i vujtur që kërkojmë liri
Fuck Rama e Berisha
Q****a në qeveri
Këngë të Anxhelinit:
LiL Ami feat MALLKIM – Sikur tja nisja nga e para
Neart Ft MALLKIM – Duam Drejtesi
MALLKIM Mashtrime
MALLKIM feat 52oni – Per 5 Euro
MALLKIM – Ska Rap
MALLKIM Pse
Veshja më bën të ndihem i lirë
Paragjykimet janë nga ata që smë njohin as mua dhe as dhimbjen time, thotë Saimir Rruplli, një nga ndjekësit besnikë të rrymës hip-hop
Saimir Rruplli është një 27-vjeçar i cili e ndjek rrymën hip-hop prej shumë vitesh. Ai flet për të, për stilin e vet të jetesës, paragjykimet dhe gjithçka ndien në këtë drejtim.
Saimir, çfarë di për muzikën hip-hop?
Muzika Hip-hip, e cila në fillimet e saj është quajtur muzikë rruge, lindi në Amerikë tek njerëzit me ngjyrë. Lindi nga dhimbja, vuajtja dhe varfëria dhe shprehej dhunshëm, me fyerje, sharje.
Sot ka disa anë të hip-hopit. Së pari, ana e errët, që është hip-hopi i vërtetë dhe përbëhet nga njerëz që këndojnë me shpirt dhe shkruajnë për dhimbjen e jetës së tyre. Ata sdinë kujt ti drejtohen tjetër. Përmendim këtu këngëtarin Eminem, i cili u rrit në një lagje të varfër pa baba dhe me mamanë e tij që drogohej, në shkollë e rrihnin derisa pati një moment që e la shkollën. Për
