Ethet zgjedhore në sistemin e burgjeve
Opionion nga av. Pal MARKU*
Problemeve të shumta të sistemit të burgjeve, iu shtuan së fundi edhe problemet me zgjedhjet. Angazhim i tillë i stafit drejtues, jo vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, por të çdo institucioni, burgu apo paraburgimi qoftë, për të siguruar sa më shumë vota për Qeverinë, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Fushata zgjedhore ka lënë pas dore të gjitha detyrimet ndaj të burgosurve apo personelit, është harruar misioni, ka ndryshuar vizioni dhe punohet me moton: Çdo i burgosur, votë për PD-në.
Sa punohet për të realizuar misionin e sistemit të burgjeve, për krijimin e kushteve për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor, duke siguruar trajtim njerëzor të personave me liri të kufizuar dhe shndërrimin e dënimit penal në një mundësi riedukimi, duke zhvilluar strategji të përshtatshme për sistemin e burgjeve dhe kushtet sociale në Shqipëri, duke hartuar programe të specializuara për të rritur punësimin e të burgosurve, duke forcuar sistemin e burgjeve dhe rritur profesionalisht stafet, duke i motivuar për të kryer një shërbim sa më të mirë, për të rritur sigurinë në shoqëri? Kjo detyrë është harruar, ky mision nuk ekziston më
Por, cilat janë problemet aktuale sot, në këtë sistem dhe cila do të jetë gjendja nesër, për Qeverinë e ardhshme? Çfarë shqetësimesh ka sot, jo vetëm tek të burgosurit por edhe tek personeli?
Po të lexosh faqen zyrtare të D.P. të Burgjeve, kuptohet se shqetësimet në këtë sistem kanë të bëjnë vetëm me ardhjen me vonesë në institucione të urdhrave të ekzekutimit të vendimeve të gjykatave, si dhe mosnxjerrja e urdhrave të ekzekutimit për shkurtimet e vendimit të gjykatave, në rastet e lirimeve të menjëhershme. Zgjidhja e këtyre problemeve është detyrë e organit të prokurorisë dhe kjo historikisht, nuk ka sjellë asnjë problem për burgjet. Sipas kësaj faqeje, në këtë sistem gjithçka shkon mirë, nuk ka asnjë shqetësim, jo vetëm për punonjësit, civilë apo policë, por as për të burgosurit.
Atëherë, mendojmë të trajtojmë disa nga problemet e shumta me të cilat përballen të dënuarit dhe të paraburgosurit, në çdo institucion.
Më mirë se kushdo tjetër, janë këta të burgosur që e vuajnë në kurriz lëvizjen nga një burg në një tjetër, apo dhe brenda institucionit, duke u siguruar dhoma (qeli) më të mira, kundrejt pagesave. Por kjo nuk mbaron me kaq, me gjithë pagesat për të shkuar në një institucion të caktuar, duke e kërkuar për shkak të largësisë nga vendbanimi, pas disa kohësh, për arsye sigurie, të burgosurit transferohen përsëri dhe duhet të paguajnë përsëri për të shkuar në institucionin që ata kërkojnë. Kjo përbën një cikël të pafund që i ka lodhur dhe shkatërruar ekonomikisht familjet e të burgosurve.
Të dënuarit duhet të paguajnë, për të përfituar uljen tremujore të dënimit, sepse kërkohet vlerësim pozitiv nga institucioni, mbi bazën e të cilit gjykata vendos. Është vendosur standardi se ai që nuk paguan, nuk ka sjellje të mire, e rrjedhimisht nuk ka as ulje dënimi.
Të burgosurit janë të interesuar të përfshihen në programe punësimi, për shkak se përfitojnë ulje dënimi nga katër ditë në muaj. Përfshirja në këto programe, bëhet bazuar në përzgjedhjen e organizuar nga një grup i caktuar për çdo institucion, sipas urdhërit përkatës Mbi krijimin e një komisioni të përhershëm, i cili do të merret me vlerësimin e të dënuarve të cilët do të punësohen. Kriteri bazë profesional ka sasinë e pagesës së çdo të dënuari, pastaj vijnë miqësitë, lidhjet, porositë nga jashtë institucionit etj. Kjo nuk është diçka që nuk ka ndonjë peshë, pasi gjatë një muaji punësohen mesatarisht 658 persona.
Lejet shpërblyese dhe ato të veçanta, janë një tjetër mundësi shfrytëzuar e drejtuesve të institucioneve të burgjeve, për të zhvatur të dënuarit. Pavarësisht se ligji e përcakton qartë se kush përfiton nga lejet shpërblyese, ata të cilët respektojnë rregulloren e brendshme të institucionit, kanë sjellje të mirë, nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, etj. për të cilët mund të jepen deri në 45 ditë leje në vit. Ndërsa përfitojnë nga lejet e veçanta të dënuarit në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, apo të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje apo martesa, leje e cila nuk mund të kalojë më shumë se 30 ditë në vit.
Këto leje janë bërë gangrenë e sistemit të burgjeve dhe po e shkatërrojnë akoma më tej këtë sistem. Rastet e shumta, të bëra publike, tregojnë për kalbëzimin e këtij sistemi dhe kthimin e tij në një mundësi përftimi.
Korrupsionin në burgje e ka bërë akoma më të theksuar fakti se sistemi i burgjeve aktualisht është i privatizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra, i cili e ka kthyer këtë sistem në një shtojcë të ekonomisë së tij familjare. Megjithë ankesat e vazhdueshme ndaj tij, në Ministrinë e Drejtësisë dhe tek Kryeministri, për mënyrën e drejtimit dhe organizimit të këtij sistemi, pavarësisht shkeljeve të vazhdueshme ligjore të konstatuara edhe nga grupet e kontrollit të MD dhe Kryeministrisë, ai vazhdon e drejton me të njëjtat metoda, të cilat në bazë kanë përfitimin material.
Ky drejtim i papërgjegjshëm i ka çuar burgjet deri në atë pike, saqë punonjësit e policisë nuk kanë as uniformë për të veshur. Kur ndonjë militant partiak fillon punë, ai që në fillim do të marrë disa ditë leje, derisa të sigurojë privatisht një uniformë policie, atëherë do të paraqitet në vendin e caktuar, sepse ka mbi pesë vite që nuk sigurohet uniforma nga institucioni. E njëjta situatë është edhe me pagesat për turnin e tretë, me pagesat për orët shtesë. Është hequr trajtimi ushqimor i punonjësve të policisë së burgjeve, është hequr paga e trembëdhjetë për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, civilë apo policë, institucioni nuk merr përsipër transportin e punonjësve të tij, duke i lënë ata në mëshirë të fatit, nuk është bërë implentimi i gradave të policisë sipas ligjit, por janë dhënë grada të pamerituara në shkelje të këtij ligji, për të cilat kriteri bazë ka qenë militantizmi partiak dhe mundësitë ekonomike për të dhënë ryshfet, nuk bëhet trajtim financiar për shkak të largësisë së vendbanimit nga vendi i punës, i punonjësve të transferuar.
Ajo çka e ka dëmtuar shumë sistemin duke ulur sigurinë në institucione, është amortizimi tej mase i mjeteve të transportit, ndaj të cilave nuk bëhen riparime, për shkak se nuk ka fonde.
Akoma më e rëndë paraqitet gjendja në rastet e vënies në funksionim të institucioneve të reja. Konkretisht, përmendim IEVP Elbasan, i kategorizuar si paraburgim, i cili megjithëse me kapacitet të ulët, sipas faqes zyrtare te Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me 120 persona, duke mos patur fonde për personelin nga buxheti i shtetit, ka shkurtuar vende pune, në institucione të tjera në vend, duke dëmtuar rëndë sigurinë e tyre, për të plotësuar personelin e këtij institucioni.
Por e keqja akoma nuk ka mbaruar. Ethet e ndërrimit të pushtetit kanë përfshirë edhe këto institucione. Prandaj, organizimi i punës për të siguruar çdo votë për pushtetin, është maksimal. Dhe kjo nuk përfshin vetëm punonjësit, por edhe të burgosurit. Këtij qëllimi i shërben evidentimi i të burgosurve (të dënuarve dhe të paraburgosurve) të cilët votojnë kundër Qeverisë, për të mos i lejuar ata të votojnë, me çdo mënyrë, duke mos i çuar për të votuar, duke mos i pajisur me karta identiteti, duke u ndërruar institucionin pas shpalljes së listave, në emër të sigurisë, duke votuar disa të burgosur të besuar për të tjerët që nuk janë të garantuar.
Që tani kanë filluar favoret për të burgosurit që votojnë për pushtetin, duke u dhënë atyre leje shpërblyese, me qëllim për të siguruar edhe votat e familjes apo të afërmve të tyre, të miqve dhe të shokëve. Sipas orientimeve, k