Kanceri i gjirit: Gjithçka duhet të dimë për të. Ja cilat gra preken nga sëmundja
Aktorja e njohur Angelina Jolie parandalon tumorin e gjirit. Të gjitha mënyrat se si mund të zbulohet shpejt kanceri i gjirit
Aktorja e njohur Angelina Jolie ka kryer një mastektomi të dyfishtë, pasi mësoi se kishte 87 për qind rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit. 37-vjeçarja mori vendimin për t’iu nënshtruar procedurave në muajin shkurt, pasi mësoi se ishte bartëse e genit kancerogjen BRCA1. Nëna e saj, Marcheline Bertrand vdiq në moshën 56-vjecare nga kanceri i vezoreve, dhe vetë Angelina ka 50 për qind rrezik të preket nga kjo sëmundje. Në një shkrim editorial të publikuar në gazetën ‘New York Times’, me titull “My Medical Choise”, Angelina shpjegon vendimin e saj duke bërë të ditur se procedurat nisën në muajin shkurt, ndërsa operacioni ristrukturues u krye në 20 prill. “Doktorët vlerësuan se unë kisha 87 për qind rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe 50 për qind nga kanceri ne vezore. Rreziku është i ndryshëm në gra të ndryshme. Pasi e kuptova që ky ishte realiteti im, vendosa të jem proaktive dhe të minimizoja rrezikun sa të mundja. Kështu bëra ndërhyrjen për heqjen e të dy gjinjve të mi, pasi rreziku aty ishte shumë më i lartë se sa në vezore dhe se ndërhyrja ishte shumë komplekse. Në 27 prill përfundova tre muaj procedura mjekësore. Gjatë kësaj kohe arrita ta mbaj të fshehtë gjithë këtë proces dhe të vazhdoja me punën time”, shkruan Angelina. Operacioni ishte i suksesshëm dhe mjekët thonë se shanset që Angelina ka për të patur kancer gjiri janë më pak se 5 për qind. “Desha të shkruaja këtë për t’i thënë grave kudo se i gjithë procesi ishte i vështirë, por unë jam e lumtur që ia dola mbanë. Shanset e mia për të patur kancer gjiri janë më pak se 5 për qind. Unë mund t’u them fëmijëve të mi se ata nuk kanë përse të kenë frikë se do më humbin për këtë shkak”, shkruan Angelina. Aktorja shpreh falenderimin për mbështetjen që i dha partneri i saj Brad Pitt dhe shton se gjatë trajtimit ka patur pranë fëmijët e saj. Angelina siguron të gjithë lexuesit se fakti që hoqi të dy gjinjtë dhe i ristrukturoi ata nuk ka sjellë asnjë problem në mënyrën e saj të të ndjerit grua. “Tani nuk ndihem më pak grua. Nuk ndjej në asnjë moment që feminiliteti im ka rënë”, shkruan Angelina.
Por çfarë është kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35-40 vjeç. Çdo vit mjaft gra në botë preken nga kanceri i gjirit dhe mjaft prej tyre vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit. Në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh tek gratë me rreth 450-500 raste të reja çdo vit, dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve nga kanceri tek femrat. Shumica e rasteve me kancer të gjirit tek ne, paraqiten me vonesë tek mjeku, në faza shumë të avancuara.
Cilat gra preken nga kanceri i gjirit?
Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër. Por një femër duhet të jetë edhe më e kujdesshme në kontrollin e gjirit nëse: Nëna, motra apo gjyshja e saj kanë patur kancer të gjirit
Janë mbi 40 vjeç, sepse rreziku rritet bashkë me moshën
Periodat i ka në filluar para moshës 12 vjeç apo i kanë ndaluar pas moshës 50 vjeç
Nuk kanë lindur kurrë fëmijë
Kanë lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç
Nuk kanë ushqyer fëmijën me gji
Janë mbipeshë
Pinë tepër duhan dhe alkool
Hanë ushqime të pasura me yndyrna shtazore
Nuk kryejnë aktivitet fizik
Por në ditët tona, kanceri i gjirit mund të trajtohet me sukses nëse zbulohet shpejt.
Si mund të zbulohet shpejt kanceri i gjirit?
Shumë gra janë në jetë sot, sepse ato kanë bërë kontrolle të rregullta për kancer gjiri. Disa nga mënyrat për të zbuluar herët kancerin e gjirit janë:
Vetëkontroll i mujor i gjirit
Kontrolli i gjirit tek mjeku
Mamografia
Eko e gjirit
Çfarë është vetëkontrolli i gjirit?
Vetëkontrolli i gjirit është një mënyrë për të njohur gjinjtë duke i kontrolluar ata nëpërmjet prekjes me duar. Duke i kontrolluar gjinjtë rregullisht çdo muaj, një femër mëson si është pamja normale e tyre, bëhet familjare me ta, dhe kështu do të kuptojë menjëherë ndonjë gjë të pazakontë në gji. Vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar nga mosha 20 vjeç pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normal. Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, mbas kalimit të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo sepse gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund të ngatërrojnë. Vetëkontrolli i gjirit ka rëndësinë e vet, gjithmonë në se realizohet në mënyrë korrekte. Prandaj është e këshillueshme që vetëkontrolli i gjirit në fillim të mësohet nga mjeku.
Vetëkontrolli i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim. Me dorë, lehtë me lëvizje rrotulluese, kontrollohen me rradhë gjinjtë. Me dorën e majtë kontrollohet gjiri i djathtë dhe pastaj me dorën e djathtë kontrollohet gjiri i majtë. Indet e gjirit përfshijnë një sipërfaqe më të madhe se gjinjtë, prandaj duhen kontrolluar , prekur dhe parë gjithë sipërfaqja e gjirit duke përfshirë edhe pjesën e sipërme të kraharorit deri tek sqetullat.
Çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen?
Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku nëse vë re shenja jo normale si:
Zmadhim apo forcim të gjirit që nuk është normale. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale
Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull
Skuqje, mahisje, enjte në gjinjtë apo rreth tyre
Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.
Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë
Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.
Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.
Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë gruaja duhet drejtuar sa më shpejt të jetë e mundur tek mjeku nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.
Çfarë është Mamografia?
Mamografia është një lloj radiografie e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Ajo mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për tu trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë. Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat e moshë s riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo për arsye sepse para dhe gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm dhe disa gra mund ta ndjejnë shtypje dhe dhimbje të lehtë gjatë mamografisë, që për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.
Të gjitha gratë (në veçanti ato që kanë faktorë rrisku) nga mosha 50 vjeç e lart, duhet të bëjnë një mamografi çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqit et menjëherë tek mjeku i cili sqaron se farë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.
Është mirë që kur gratë të shkojnë për mamografi, të veshin rro