E Diel, 1 Nëntor 2026

Etje në lagjen rome, 250 familje pa ujë, alarm për burim infeksioni

rometGjirokastër- Mbi 250 familje rome që jetojnë në rrethinat e Gjiokastrës po vuajnë prej kohësh mungesën e ujit të pijshëm. 

Një lagje e tërë, e katërfishuar pas kthimit nga emigracioni, po jetojnë në mungesë të plotë higjiene, çka është bërë edhe burim sëmundjesh.

Banorët shprehen se janë të detyruar ti drejtohen spitale pothuasje çdo ditë, për shkak të sëmundjeve infektive. Sipas tyre premtimet për furnizim normal me ujë janë shuar bashkë me fushatat elektorale. 

Familjet deklarojnë se çdo ditë detyrohen të mbushin ujë në lumë për të mbijetuar. Kjo lagje u krijua në fillim të viteve 70 dhe prej asaj kohe distancimi me qytetin vetëm është thelluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›