Dy persona të dehur dhunojnë mjekët në Korçë, protestojnë bluzat e bardha
Vlorë- Një tjetër incident është shënuar në spitalin e Korçës, pasi dy persona të dehur ka dhunuar dy mjekë të këtij spitali.
Ngjarja është shënuar rreth orës 04:30 të mëngjesit ku dy shtetasit, Jorgo Binjaku, 36 vjeç, lindur në fshatin Lavdar dhe banues në fshatin Ravonik të rrethit të Korçës dhe Gëzim Kristo Shaho, 35 vjeç, lindur e banues në fshatin Turan janë paraqitur në urgjencë me shqetësime shëndetësore, pasi ktheheshin nga një dasmë.
Sipas deklarimeve të punonjësve të spitalit, me mbërritjen e tyre nga personeli mjekësor ju është dhënë ndihma e parë mjekësore, por ato duke qenë nën efektin e alkoolit, fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë filluar të konfliktohen me personelin mjekësor D.R. 27 vjeç dhe F.M. 32 vjeç, te cilët i kanë kapur nga duart dhe i kanë shtyrë, si dhe kanë rrëzuar mbajtëset e serumeve dhe kane përplasur krevatet e urgjencës.
Në këto momente nga urgjenca e spitalit civil të Korçës është njoftuar Salla Operative e DPQ Korçë, e cila menjëherë ka marrë masat duke dërguar shërbimet e policisë. Me vajtjen e shërbimeve, konflikti është shuar dhe personat e sipërpërmendur janë shoqëruar në ambientet e policisë. Për këtë ngjarje të ndodhur nga DPQ Korçë është ngritur grupi hetimor dhe po vazhdon puna për kryerjen e veprimeve te plota proceduriale,- thuhet në deklaratën për shtyp të policisë së Vlorës.
Ky nuk ëhstë rasti i vetëm në këtë spital pasi edhe më parë mjekët kanë rënë pre e dhunës së pacientëve dhe të afërmëve të tyre.
Për shkak të këtij incidenti mjekët sot e nisën punën me 30 minuta vonesë duke zhvilluar një protestë para spitalit duke kërkuar marrjen e masave për të parandaluar të tilla ngjarje.