Eto: Me Mourinjon, më të fortë
“Barcelona? Fusha e ka treguar që kam qenë gjithmonë më i miri, por Guardiola nuk më ka sjpjeguar vendimin për të më shitur. Për mua është një çështje e mbyllur.”
Samuel Eto është gati për aventurën në Serinë A dhe është i kënaqur që e bën këtë me Interin. Sulmuesi kamerunas, i ardhur nga Barcelona pas megashkëmbimit me Ibrahimoviç, në nëj intervistë për një television francez, ndalet shkurt në operacionin që e solli atë në Itali. Ai nënvizon se është i lumtur që kaloi tek zikaltrit dhe që gjeti një trajner si Mourinjo.
Në lidhje me Guardiolën: “Prisja nga ai një shpjegim në lidhje me arsyet e largimit tim – tha Eto, autori i 30 golave sezonin e kaluar, përfshirë edhe atë kundër Mançester Junajtid në finalen e Ligës së Kampionëve – por ai nuk më tha asgjë. Nuk kam marë një përgjigje dhe në fakt, nuk është se e pres një të tillë në të ardhmen. Për mua ky është një diskutim i mbyllur.”
Autori i 100 golave në 5 sezonet me Barcelonën, sidoqoftë nuk di si ta shpjegojë vendimin e klubit për ta shitur: “Nuk do të kritikoja kurrë një teknik, në qoftë se do të kishte një lojtar më të fortë se unë në fushë. Por vetë fusha e lojës ka treguar të kundërtën, pra kam qenë unë ai që e meritoja të luaja çdo të diel.”
Megjithatë, tani fillon aventura e re me Interin. Samuel është i kënaqur për vlerësimin e Mourinjos: ”Kemi folur dy apo tre herë në telefon. Ai ka vite që më ka kërkuar. Është i lumtur për vendimin.”