E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu dhe Hyseni pritet të lobojnë në Nju Jork

Ministria e Jashtme e Kosovës, sipas mediave të këtij vendi, mësohet se ka filluar që prej tre muajsh përgatitjen e axjendës për dy zyrtarët e lartë. Qëllimi i kryesor i këtij aktiviteti diplomatik është lobimi te shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti do të marrë pjesë në javën presidenciale. Ministri i jashtëm në javën ministrore. Të gjitha takimet do të shfrytëzohen për lobim. Një pjesë e takimeve do të jenë të përbashkëta”, ka thënë këshilltarja e Ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri.

Kërkesat për takime janë dërguar në misionet e përhershme të vendeve me përfaqësuesit e të cilëve Sejdiu dhe Hyseni kanë shprehur interesim të takohen.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›