Premier Ligë, Totenhemi mbetet në krye
Viktima e radhës e “gjelave” ishte skuadra e Uest Hemit, e cila u mposht në fushën e vet 1-2, megjithëse kaloi e para në avantazh. Golin e avantazhit për vendasit e shënoi Carlton Cole në minutën e 49-të të takimit.
Baraspeshën për Totenhemin do ta vendoste i përhershmi Defoe vetëm pesë minuta më vonë. Goli i fitores për miqtë u shënua nga sulmuesi Lenon në minutën e 79-të.
Me këtë fitore Totenhemi ngjitet në krye të tabelës me 9 pikë, duke ndjekur i qetë përballjen e Çelsit në transfertë me Fulhamin. Ndërkohë, Uest Hemi mbetet në kuotën e tre pikëve.