Eto goditja alla Zidan i kushton 3 jave pezullim
Sulmuesi i Interit do te mungoje ne tri ndeshjet e ardhshme te Serise A per shkak te goditjes me koke qe i dha ne gjoks mbrojtesit te Kievos Sezar. Eto duhet te paguaje edhe nje gjobe prej 30 mije eurosh. Duke perdorur si prove pamjet televizive gjykatesi sportiv Tosel e ka argumentuar vendimin e tij me faktin se Eto iu afrua qellimisht kundershtarit dhe me nje goditje me koke ne gjoks e shtriu ne toke. Veprimi i futbollistit zikalter eshte vleresuar ne baze te qellimit dhe forces se goditjes - vlereson gjykatesi ne vendimin e tij. Ne baze te denimit Eto do te humbase takimet me Parmen dhe Lacion ne San Siro si dhe transferten me Lacion. Nderkaq permes nje njoftimi zyrtar ne faqen e internetit klubi zikalter ka bere te ditur se do te apeloje vendimin. FC Internacionale do te apeloje vendimin e gjykatesit sportiv qe e denon Samuel Etone me tri ndeshje dhe me nje gjobe prej 30 mije eurosh - thuhet ne komunikate.