E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo Fale Zotit asnjehere skam qene modest

Orakulli nga Setubali tha se Interi perballe Bajernit Realit Barcelones Mancesterit dhe elsit ishte nje ekip me i dobet

Ne nje interviste te publikuar dje ne te perditshmen transalpine France Football Hoze Murinjo tregoi disa prej deshirave sekreteve dhe objektivave qe deri me tani asnjehere si kishte rrefyer. Speciali ne intervisten e titulluar Fale Zotit asnjehere skam qene modest pohoi se Interi i tij edhe pse nuk ishte me i forti arriti te fitonte Ligen e Kampioneve. Me tej orakulli nga Setubali nuk ngurroi te pranonte se Anglia eshte habitati i tij i perkryer ne futboll gjithashtu trajneri i Realit tha se qendronte ne Spanje me shume kenaqesi pasi i pelqejne shume sfidat.

Per Interin

Suksesin me te madh tekniku nga Setubali e arriti vjet me Interin. Ne Milano me zikaltrit ai doli triumfues ne tri fronte fitoi Kupen e Italise Kampionatin dhe Ligen e Kampioneve. Per sa i perket pervojes te shkurter qendroi vetem dy vite por te lavdishme ne Itali Murinjo tha se sapo mberriti ne vendin fqinj mendoi te ndertonte nje skuader Interi me dy fytyra. Me njeren duhet te fitonte kampionatin ndersa me tjetren te provonte te fitonte Ligen e Kampioneve. Per sa i perket rastit te pare tekniku portugez pohoi se e dinte shume mire se zikaltrit kishin skuadren me te forte ne kampionat dhe se e vetmja gje qe duhet te benin ishte te fitonin. Ndersa per te dyten Speciali shpjegoi Ne sezonin 2009-2010 te Liges se Kampioneve Interi kishte nje skuader me te dobet se Reali Bajerni Barcelona Celsi dhe Mancesteri. Qe te gjitha keto skuadra fare mire mund te kishin fituar vjet. Ne fillim te Liges se Kampioneve thame lsquoTa provojme nje here per ta fituar. Me pas ne rruge e siper pame mundesite tona dhe nderruam mendje lsquoDo ta fitojme. Dhe ne fund mbaroi ashtu sic mbaroi fituam ne.

Liga e Kampioneve me Porton e re dhe Interin e vjeter

Me pas orakulli nga Setubali tregoi se ishte habitur kur triumfoi ne Ligen e Kampioneve me skuadren e Portos. Portugezit i beri shume pershtypje fakti se arriti nje objektiv te tille me nje skuader shume te re ne moshe. Ndersa me Interin - shpjegoi Murinjo - me ndodhi e kunderta. Zikaltrit ishin nje ekip veteranesh. Disa lojtare ne qofte se nuk do te fitonin vjet nuk do ta kishin kurre mundesine te triumfonin ne Ligen e Kampioneve Kete mund ta themi mes thonjezash se edhe sivjet jane ende ne gare Por nese shikojme Zanetin 37 vjec Materacin 37 Kordoben 34 Toldon 38 Samuelin mendoj se ai ishte rasti i tyre i fundit per te ngritur lart kupen e Liges se Kampioneve. Une jam krenar qe ata kane realizuar nje enderr te tille.

Nuk jemi kloune cirku

Gjate intervistes gazetari francez e pyeti portugezin se estetikisht gjysmefinalja takimi i kthimit me saktesi ndaj Barces ka qene nje reklame e mire dhe Murinjo iu pergjigj Po po ishte nje spektakel fantastik. Me pas shtoi Nuk ishte faji yne. Une isha i vendosur te fitoja. A me kupton Kisha vendosur te fitoja Ne spektaklin e dhame ne Milano kur fituam 3-1. Ne ate takim ne mund te kishim shenuar edhe kater gola. Keshtu kur udhetuam drejt Barcelones edhe pse kishim nje avantazh per te mbrojtur une u kerkova lojtareve te mi qe te luanin por pas 15 minutash loje ne u gjendem me dhjete lojtare ne fushe. Dhe ne ate pike ose kthehesh ne nje kloun cirku duke marre kater apo pese gola ose reagon si kampion dhe kualifikohesh. Ne e dinim se po te shkonim ne finale do te mund te fitonim. Mendoj se ndaj Barcelones dhame spektakel nga ana taktike

Batuta per Burdison

Edhe pse ka nje karakter shume te forte Murinjo njihet per marredheniet e mira qe vendos me lojtaret e vet. Keshtu per sa i perket kesaj ceshtjeje ai kujtoi marredhenien qe ne fillim nuk ishte aspak e mire me Nikolas Burdison. Kur shkova tek Interi i thash qe me mire te ikte pasi nuk do te kishte hapesira per te. Veprova keshtu pasi kisha deshire qe te shikoja te rinjte ne fushe. Une madje kisha programuar edhe shitjen e Burdisos qe ne fund u be nje nga lojtaret me te perdorur nga une. Ai u be nje nga lojtaret qe moren me shume pjese ne projektin tim. Pas debatit te pare ju tregoj se Burdiso u soll shume mire dhe tha lsquoDo te tregoj se mund te luaj. I thashe lsquoOK te shohim. Nuk te dua sot por mbase e nesermja do te jete nje dite tjeter. Dhe sot ai e di se sa e vleresoj. Burdiso e di shume mire se do te isha shume i lumtur qe te punoja edhe nje here me te pasi ai eshte nje njeri dhe nje lojtar fantastik - tha Murinjo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›